Eminem dhe Rita Ora, konkurrentë për vendin e parë në MTV EMA

Super ylli, Eminem dhe super ylli shqiptar, Rita Ora, janë duke konkurruar fuqishëm për vendin e parë në Official UK Charts. Top lista zyrtare britanike, e cila sjell më të mirët e muzikës javë pas jave, këtë herë shfaq në konkurrencë reperin dhe bukuroshen. “Eminem dhe Rita sfidojnë Camila Cabellon për numrin 1 pas performancave në MTV EMA. Performuesit në MTV Ema kanë pasur impakt në top lista këtë javë”, shkruan në komunikatën e UK Official Charts. Duket se paraqitja e jashtëzakonshme e Ritës ka bërë që ajo të luftojë për vendin e parë në këtë top listë bashkë me legjendën e gjallë të hip-hopit. Në vendet e para të kësaj top liste u radhit edhe Dua Lipa pas lançimit të hitit “New Rules”. Rita Ora shkëlqeu në paraqitjen e saj në MTV EMA, ku performoi dy këngë të saj. Ajo po ashtu ishte prezantuese në këtë spektakël, duke ndërruar plot 18 veshje.