Paralajmërimi i Ramës: Kompanitë që nuk deklarojnë…

0

Në një takim me përfaqësues të bankave për rritjen e ekonomisë, Kryeministri Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që nuk deklarojnë të plotë pagën e punonjësve të tyre.

“Ka inxhinierë që rrogën në bankë e kanë 300 mijë lekë të vjetra. Sot kemi 800 kompanitë më të mëdha të vendit që deklarojnë se punonjësit e tyre paguhen më pak se 300 mijë lek të vjetra. Kemi një shmangie të patolerushme. Duke dhënë gjysmën e rrogës në dorë dhe gjysmën në bankë. Kjo është e patolerushme”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Tatimet e Shqipërisë, nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç bilancit që kompania vetë dërgon në Bankë.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm shteti shqiptar, administrata jonë tatimore s’do njohi asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancët që disponojnë bankat. Historia e dy bilanceve që kur vijnë të banka tregojnë sa shumë kanë dhe kur vijnë të shteti tregojnë sa keq janë do marrë fund nga janari i vitit 2018. Ka 2 vjet që e kemi bërë me dije ndaj të gjitha kompanitë, e objektiv janë kompanitë e mëdha, ta kenë të qartë, Tatimet s’do njohin asnjë bilanc tjetër përvec bilancit që këto kompani u tregojnë bankanve e mbi atë bazë do paguajnë detyrimet për arkën e buxhetit të shtetit”, u shpreh Rama.