Klosi: Statusi special për investitorët strategjik

0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte prezantoi dje në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese buxhetin e kësaj ministrie për vitin 2018. Në fjalën e tij ministri Klosi u fokusua në  secilën prej fushave të kësaj ministrie duke përmendur politikat e reja në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm si edhe në politikat mjedisore duke vendosur një ekuilibër midis tyre. Ministri Klosi u ndal veçanërisht në paketën e re fiskale duke theksuar se statusin special të investitorit strategjik, me taksa 0 për 10 vjet e fitojnë ata investitorë të cilët kanë kontrata me operatorë të nivelit të 4 dhe 5 yjeve dhe jo ato kompani të cilat ndërtojnë për të shitur. Ai siguroi deputetët e pranishëm në komision por edhe opinionin publik se ky status do të shkojë vetëm për resorte dhe hotele të destinuara për turizëm.  “Praktika që ne kemi përcaktuar tashmë për zhvillimin e hotelit elitar me 4 dhe 5 yje , me status special si investitorë strategjikë është paketa e cila e bën Shqipërinë realisht një pikë atraksioni për investime të mëtejshme në këtë fushë të zhvillimit të turizmit. Do të ishte e pamundur që kjo praktikë të kalonte para se të kaloheshin planet e zhvillimit të këtyre zonave që unë i përmenda si pika strategjike të zhvillimit të turizmit pasi gjithë praktika dhe këto do të doja ta sqaroja edhe publikisht për të përfituar nga rasti që jam në komision, zhvillohet në zonat me përparësi zhvillimi turizmi.  Pra statusin e investitorëve strategjikë specialë do ta përfitojnë vetëm ata që do të kryejnë investime në zona me  me përparësi zhvillimi turizmi pra në zona ku ne mendojmë se duhet të zhvillohet turizmi. Do ta përfitojnë ata investitorë të cilët kanë kontrata me operatorë të nivelit të 4 dhe 5 yjeve. e gjithë kjo bëhet për të siguruar investim të plotë strategjik, që do të shkojë vetëm  për resorte dhe hotele të destinuara për turizëm. Nuk do të shkojë për kompani të cilat ndërtojnë për të shitur. Edhe këtë doja ta sqaroja sepse ka një debat edhe publik tashmë dhe asgjë të keqe nuk kemi debati por është shumë mirë që të kemi informacion më të detajuarpërsa i përket atyre, çfarë dhe kush përfiton.” – shpreh ministri Klosi duke paraqitur para deputetëve edhe investimet në 4 pole për zhvillimin e turizmit. Duke folur për mjedisin ministri Klosi  përmendi disa prej detyrave për vitin e ardhshëm midis të cilave përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe mjedisit urban, monitorimi i cilësisë së ujërave, hartimi dhe përmirësimi i legjislacionit në mbrojtjen e mjediist dhe të natyrës në kuadrin ligjor të Bashkimit Europian,m brojtja, fuqizimi  dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, hartimi i invetarit të parë kombëtar të pyjeve etj

Ministri bëri një pasqyrë të ndotësve në mjedis duke kërkuar nga komision mbështetje për ndërhyrje në legjislacion me qëllim shmangien e abuzimeve. Në fund të fjalës së tij, kreu i Turizmit dhe i Mjedisit  tha se projekti për pastrimin e Shqipërisë është projekt i cili shkon përtej aksioneve vullnetare edhe pse janë shumë të nevojshme. “Me datë 24 nëntor kemi një aksion kombëtar ku do t’i kërkojmë të gjitha shkollave, ushtrisë për të bërë një pastrim të këtyre pikave që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme por do të donim shumë mbështetjen e komisionit tuaj për të ndërtuar një axhendë brenda 300 ditëshit të parë  për të miratuar një sërë ndërhyrjesh ligjore të cilat çojnë në një Shqipëri më të pastër. E kemi shumë të nevojshme që të rikthejmë vëmendjen tek mjedisi i qëndrueshëm, të  rikthejmë vëmendjen  e shoqërisë për Shqipëri më të pastër”- përfundoi fjalën e tij ministri Klosi.