Edi Rama flet për Visho Ajazin

0

Kryeministri Edi Rama mohoi çdo lloj prapaskene apo “pazari” në largimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Në studion e Eni Vasilit, Rama tha se ishte ky i fundit që kërkoi largimin nga detyra fillimisht për një detyrë në NATO dhe kur nuk e fitoi atë kërkoi largimin.
“Visho Ajazi Lika para disa muajsh ka ardhur te unë dhe më ka kërkuar ta mbështes për një detyrë në NATO sepse organizata kishte hapur një konkurs për një pozicion për shef programesh për rreziqet kibernetike. Erdhi te unë për një referencë për këtë pozicion që ai e njihte për shkak të profesionit. Erdhi për të siguruar një pozicion meqë koha e tij ishte drejt përfundimit. Ne e mbështetëm, pasi për ne ishte krenari që një shqiptar të merrte një detyrë në NATO. Ai u parakualifikua në një “short list” dhe më pas u zgjodh dikush tjetër.
Largimi fillon më parë me iniciativën e tij. Pastaj krejt normalisht i kam thënë Visho Ajazit dhe po e them dhe publikisht: Nuk jam një kryeministër që do të ndihesha mirë nëse drejtuesi i Shërbimit Sekret do të dilte në rrugë i papunë. Nuk do të ishte e denjë. Kemi lënë rrugëve shumë figura.
Ai më ka dërguar një letër dorëheqjeje që unë nuk e kam bërë publike. Ajo është vërtet për tu respektuar ku ai shpjegon dëshirën për tu larguar. Nuk është absolutisht nuk është një pazar. Nuk kam asnjë detyrim vetjak. Kam një detyrim që si kryeministër që shefi i sigurimit të mbetet një personazh rrugëve.
Një njeri i Berishës? Unë nuk i ndaj njerëzit kështu. Unë mendoj për shtetin dhe dinjitetin e këtij shteti. Unë mendoj për dinjitetin e të gjithëve, jo si Saliu” – tha Rama.