E dashura e Cristiano Ronaldos publikon FOTOT e para me vajzën: ‘Faleminderit Zot…!’

0

Më datën 11 nëntor Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt.

E dashura e tij Georgina Rodriguez solli në jetë vajzën e saj të parë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Alana Martina.

Çifti duken shumë të lumtur tani që familja e tyre është shtuar edhe me një vajzë, ndërsa kanë marrë urime të shumta nga të afërmit e tyre.

Georgina, e cila për herë të parë u bë nënë, ka publikuar së fundmi edhe imazhin e parë me të voglën Alana Martina.

Ajo ka falënderuar stafin e kujdesit shëndetësor për trajtimin, që ia kanë kushtuar në spital, ndërsa është shprehur se ndjehet më e plotësuar se kurrë.

E ulur në divan, e rrethuar nga buqeta me lule, teksa mban në duar të voglën e saj, Georgina dukej mjaft bukur në fotografinë, e cila mori mijëra pëlqime në Instagram.

“Alana Martina lindi më 11-11-17. Të jesh një nënë dhe të sjellësh një fëmijë në shtëpi, më ka bërë të përjetoj lumturinë më të madhe dhe tani me ardhjen e Alana Martinas ndjehemi të gjithë të plotësuar, dhe më të lumtur. Dua të falënderoj stafin e kujdesit shëndetësor për kujdesin e jashtëzakonshëm, që na kanë dhënë para, gjatë dhe pas lindjes. Gjithashtu, për të afërmit tanë, miqtë dhe të njohurit për thirrjet, mesazhet, vizitat, detajet që na kanë zbukuruar jetën këto ditë. Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, për të gjithë fansat që na përkrahin dhe na dërgojnë urimet e tyre më të mira dhe energjitë e mira në formën e një mesazhi. Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës ndaj Zotit për shëndetin e Alanës tonë të vogël dhe sigurisht atë të tre fëmijëve tanë të vegjël, që kemi në shtëpi, të cilët jam e etur t’i përqafoj dhe t’i puth pafund” (sic.), ka shkruar Rodriguez.