Deputeti i LSI, Spahiu-Beqajt: Je jabanxhi në Dibër

0

Dy deputetët e Dibrës, Përparim Spahiu i LSI dhe Ilir Beqaj i PS janë përfshirë në debat në emisionin 360 Gradë me Arutr Zhejin. Deputeti i LSI iu drejtuar Ilir Beqajt duke i thënë se “je jabanxhi” në Dibër.

Përparim Spahiu: Është e pabesueshme të thuash se Dibra, Bulqiza jetohet mirë dhe i bie që ta mbyllim atë diskutim. Po jap një fakt zoti Beqaj, normalisht të vjen keq se është jabanxhi në Dibër dhe i zgjedhur pa dëshirën e tij. Të jesh deputet i Dibrës është e vështirë. Unë kam pjesën time dhe të marrëdhënies që kemi patur bashkë në katër vite, por jam shumë i lumtur që jam në opozitë, sidomos për atë qark dhe Bulqizën. 1050 është një galeri, quhet zona e parë, pra ajo që tha zoti Beqaj dhe zotëria con mesazh që të ndalohen këta fëmijë, por kjo nuk do të thotë që këta fëmijë nuk kanë nevojë për atë shumën e parave. Pra nëse lejohen, ju garantoj që gjithë qyteti do turrej stoqeve se edhe kompania që ka atë stokun aty, ajo vlera që i merret nëse vijnë të gjithë fëmijët e qytetit bashkë me disa prindër të tyre, që jam i bindur se nëse nesër i lejon bashkia, nuk është zgjidhja. Nuk i nxjerr nga varfëria rrethimi i territorit nga kompania private dhe mos të them që ata bëjnë shumë mirë që i lejojnë fëmijët të nxjerrin 10 cent që ti cojnë te familjet, ti ndihmojnë.