Çpo ndodh në Top Channel? Ikën Sokol Balla nga drejtimi i lajmëve

1

Nuk ndalen ikjet nga Top Channel, televizioni më i madh në vend. I fundit në radhën e të larguarve është Sokol Balla, drejtori i informacionit dhe drejtuesi prej vitesh i emisionit ‘Top Story’. Për momentin nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur me Ballën, ndërsa mësohet se në vend të tij është emëruar si drejtor informacioni Endri Xhafo, i cili u rikthye në Top Channel pak kohë më parë pas një eksperience në Abc News. Sokol Balla mbetet një nga drejtuesit më të njohur të emisioneve televizive. Ai drejton Top Story.

Ndërkohë vetë Top Channel në versionin online ka nxjerrë këtë njoftim:

Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende.

Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00.