“Bulqiza” fut në sherr PS-PD, Çupi-Shkrelit: Po bëheni qesharake

0

Deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli janë përplasur në studion e 360 Gradë për situatën në Bulqizë. Çupi akuzoi mazhorancën se kanë hyrë në vitin e 5 dhe nuk kanë bërë asnjë investim për Dibrën.

Çupi: Ky emisioni i gazetarës italiane është pasqyra më e qartë që duhet ti shëmbëllejë kryeministrit sa herë ta shikojë. Kjo është pasqyra e vërtetë dhe varfëria është në ekstremitit. Ju ndoshta nuk bëheni komikë por bëheni tragjikomik sepse është tragjike ajo që ne shkojmë. Po mënyra si e mbroni kalon në komike.

Shkreli: Ne po ju mbrojmë juve, se në kohën tuaj ka qenë një gjë akoma më e paimagjinueshme

Çupi: Këtu bëheni akoma më komikë sepse jeni në vitin e 5 dhe e krahasoni me vitin 2013. Ju keni 5 vite me zero investime në qarkun Dibër. Mos i fyeni dibranët duke shkuar dy ditë atje dhe duke i treguar projekte 3D.