Brad Pitt harron përfundimisht Jolie, fillon romancën me princeshën e Monakos

0

Aktori i njohur hollivudian, Brad Pitt vazhdon seancat gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshorten Angelina Jolie. Por duket se dashuria për të ka përfunduar pasi flitet se ai ka nisur romancën me një vajzë, e cila është vetëm 31 vjeç.

Bëhet fjalë për princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi, me të cilën thuhet se ka 1 muaj që ka nisur romancën. TMZ tregon se ata u njohën në një muze arti në Los Anxhelos dhe vendosën të mos ndaheshin. Kjo nuk është romanca e parë që vajza e Caroline dhe Stefano Casiraghi përjeton, pasi nga martesa me Gad Elmaleh ka një djalë 4 vjec. Ende nuk është konfirmuar asgjë për lidhjen e tyre të dashurisë.