“Visho Ajazi ka bërë pazar me Ramën dhe tani u shpërblye”

0

Analisti Fatos Lubonja duke folur ne nje lidhje me Skype ne studion e News 24, tha emërimi i Visho Ajazit si ambasador në NATO nga Rama, vërteton së është bërë nje pazar mes tij dhe kryeministrit Rama. Lubonja thotë se me largimin e Ajazit, Rama po kap edhe një institucion tjetër.

“Kam thënë dy gjera, që Vishi Ajazi ka braktisur detyrën në një moment shumë të rëndësishëm, të të vërtetave mbi Tahirin dhe policinë e involvuar në krimin e organizuar, u tërhoq ndërkohë që duhet të bënte detyren dhe e dyta në thelbin e vet kemi të bëjmë me një hap të Ramës për të kontrolluar institucionin e SHIK që ka qenë një institucion që nuk e ka pasur ne kontroll.

Kjo e vërteton, Visho Ajazi për përfitimet e tij dhe jo për ti shërbyer vendit në momentin kryesor u tërhoq ndoshta pazaret janë bërë edhe më përpara dhe kjo i intereson edhe Ramës, në vazhdën e kapjes se institucioneve. Jemi në një moment që duhet të reflektojmë shumë thellë për rreziqet që na kanosen”, tha analisti Lubonja.