Kryeministri Rama test me kokën e kryetarit të KQZ

1

Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri. Me sa duket pritja e gjatë e kryeministrit Rama për të gjetur fije kontakti me Bashën, që të vazhdojnë pazarin e 18 majit, ka sosur, e ndaj mazhoranca po tenton të bëjë presion kundrejt PD. Presioni edhe si test nëse e ha Basha është kryetari i KQZ.

Në të vërtetë, PS nuk ka asnjë shans apo mundësi ta shkarkojë, sepse kjo do t’i kthehet në ortek ndërkombëtar kundra Ramës.

Kërkesa është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili me anë të një statusi ne Facebook ka bere arsyet e nisjeve të procdurave për shkarkimin e kreut të KQZ.

Kjo kërkesë vjen pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Sipas Partisë Socialiste, Kapllanaj është i dënuar në Itali dhe duhet që të shkarkohej, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga opozita që ka shumicën në KQZ.

Kreu i KQZ Klement Zguri është pjesë e paktit Rama-Basha dhe është një emër që u propozua nga opozita. “Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit.”, shkruan ndër të tjera Taulant Balla në Facebook.

Deklarata e plotë e kreut të grupit të PS, Taulant Balla:

“Asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në atë detyrë. Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë këtyre ditëve mbarë opinioni publik është njohur me faktin se edhe pse Prokuroria dhe Gjykata italiane i kanë konfirmuar Prokurorisë shqiptare dhe KQZ dënimin me dy vite burg “për vjedhje”…” të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për pasojë “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Mbarë opinioni publik u njoh edhe me faktin se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin deklarues Agron Faslli Kapllanajn.

Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit.

Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë çështjes në fjalë nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij. Duhej të ishte Komisioni si organ kolegjial dhe jo Kryetari si individ struktura që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë.

Vendimi individual i Klement Zguri, për të mos e thirrur mbledhjen e KQZ dhe për ta arkivuar vendimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pranon literalisht se subjekti deklarues Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” është marrje e kompetencës kolegjiale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në kundërshtim flagrant me nenin 5, pika 4, gërma “a”; nenin 10; nenin 15, pikat 3 e 4 të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreun III, pikat 12, 13, e 14 të Vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në Ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””.

Reagimi i kreut të KQZ: E vërteta është ndryshe

Pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ardhur edhe reagimi nga Klement Zguri. Në një prononcim për ‘Panorama’, kryetari i KQZ-së tha se e vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet.

“Puna e KQZ-se per fat te mire eshte ne driten e diellit. Nuk ka vetem kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Te gjitha publike. Te gjitha mund te konsultohen ne çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetem zbardh. Keshtu qe edhe ne rastin konkret, e verteta eshte krejt tjeter, eshte e kunderta e asaj qe pretendohet. Por, ne respekt te funksionit zyrtar qe mbuloj, une e kam te ndaluar te perfshihem ne beteja, apo lojra politike, ndaj nuk behem dot pjese e debatit. Pergjigja ime mund te jete vetem zyrtare dhe vetem drejtuar organit te emerteses, sapo ai ta kerkoje kete.
Nga ana tjeter, me duhet te terheq vemendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-se, sidomos kur jane haptazi abuzive, ne kundershtim te plote me ligjin dhe te motivuara nga interesa politike te palidhura me KQZ-ne dhe zgjedhjet, demtojne rende autoritetin dhe pavaresine e KQZ-se, mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cenojne shtetin ligjor. Keto jane ankorat qe mbajne Kqz-se perballe tallazeve. Nuk ka parti politike qe njeh dhe pranon rregullat e lojes, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, qe mund te kete vulletin t’i kepuse keto ankora. Ndaj une u bej thirrje te gjitha paleve qe lojen politike ta zhvendosin diku gjetke, ne ndonje fushe ku interesit publik i bejne me pak dem” tha për ‘Panorama’ kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

E ndërsa kërkesa është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili me anë të një statusi ne Facebook ka bërë të ditur këtë vendim. Kjo kërkesë vjen pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Sipas Partisë Socialiste, Kapllanaj është i dënuar në Itali dhe duhet që të shkarkoje, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga opozita që ka shumicën në KQZ.