Zbulohet pa dashje, ky lojtar i Interit largohet në janar

Joao Mario pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Interi. Lajmi wshtw konfirmuar pa dashje mesfushori Matias Vecino, nw momentin kur po fliste për mikrofonat e ‘Premium Sport’.

Mesfushori portugez që është në sezonin e dytë te skuadra italiane, nuk po arrin të bind trajnerin e ardhur në verën që shkoi, Luciano Spalletti.

“Joao Mario është një lojtar i fortë, por për të ardhmen do të vendos së bashku me drejtuesit, e vetmja gjë që mund të them është se ai është një konkurrues i madh dhe një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Vecino.