LSI, Braimllari: Rama ‘peshku’ i madh, policia informon krimin

0

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar aktualitetin politik akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama si të lidhur me krimin duke marrë shkas për 1.5 ton kanabis që u sekuestrua në Velipojë.

Referuar deklaratave të ambasadorit të SHBA për peshqit e mëdhenj, Braimllari thotë se peshku i madh është Rama, ndërsa e akuzon për përgjysmim dhe heqje të fondeve të ministrive që drejtoi LSI në mandatin e parë qeverisës.

Intervista në Report Tv
Sot janë sekuestruar mbi një ton kanabis në Velipojë…
Kjo është ajo që ne kemi denoncuar, lidhjen e shtetit me krimin. Kjo ngjarje që dëgjuam sot, por edhe ajo që do të dëgjoni nesër, lidhjet e shtetit me krimin. Ka policë seriozë, por e kanë të vështirë të kryejnë detyrën, pasi kryeministri është i kapur dhe përfshirë në një skemë kriminale. Policia shërben si informator për krimin. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti politik i Ramës, për të fituar të ardhura që shkojnë drejt për drejt për atë.

Por në 4 vite ishit në qeveri me PS
LSI e ka denoncuar kanabizimin. Kemi deklarata publike, për këtë shkak Manjani u shkarkua, pasi kërkoni që të ndërhynte ushtria. LSI ka qenë në pozitë të vështirë, pasi cdo veprim që bënte akuzohej nga Rama që e lidhte me Reformën në Drejtësi. LSI nuk ka heshtur.

Si e komentoi ndalimin e prokurorit me 34 milionë lekë?
Ngjarje shumë e rëndë, e dënojmë, drejtësia të shkojë deri në fund. Prandaj të fillojë reforma dhe të zbatohet, pasi është e domosdoshme. Vullneti i shumicës nuk është i tillë, është e lidhur me krimin.

Cfarë kuptojmë me peshqit e mëdhenj?
Shqipëria duhet të pastrohet nga bandat dhe krimi. Kjo është më shumë se kurrë e nevojshme, duhet të gjejmë drejtësi. Peshku i madh është kryeministri i vendit.

Rama duket se po bën realitet rrugën e Arbrit?
Është qesharake dhe turpshme. I kapur në panik ai nuk di se cfarë thotë, a thua se nuk ka qenë në 4 vite në pushtet, duhet të kishte nisur. Duhet t’u kërkojë falje dibranëve, ai futi për herë të parë blerjen e votës në atë zonë, pastaj e perfeksionoi më pas.

Çfarë e pengoi LSI në 4 vite?
E pengoi Rama, pasi të gjitha ministritë që drejtonte LSI nuk i ka pasur fondet, por i devijonte nëpër fonde, po ashtu edhe ministrisë së Bujqësisë ia përgjysmonte. Pastaj akuzonte LSI, ka qenë timonieri i vetëm dhe tepsinë e ka pasur vetëm.