Kontrolle në shtëpitë e ministrave

0

Burime të besuara tregojnë se FBI dhe Prokuroria e Krimëve të Rënda kanë marrë listën e gjithë vizitave jashtë shtetit të ministrave të kabinetit Rama, në mënyrë që të ndërhyjë nëpër shtëpitë, aty ku marrin informacion të sigurtë, në momentin kur ata nuk gjënden në Shqipëri. Prokuroria e Krimëve të Rënda drejton gjithçka.

Do veprohet pothuja njëlloj si në rastin e gjyqtarit Miri të apelit të Tiranës, ku gjetën cash në dhomën e tij të gjumit te 300 milion lekë.

Informacionet tregojnë se Prokuroria dhe FBI kanë rekrutuar, me forma të ndryshme, pastrueset e shtëpive të ministrave për të marrë vesh ku i kanë fshehur paratë ministrat. Po ashtu janë rekrutuar edhe administratorët e pallatëve  apo vilave të tyre, të cilët spiunojnë për hyrje-dalje çantash të mëdha. Tek dy ministra është rekrutuar edhe guzhinieri i shtëpisë. Pranë çdo pallati apo vile ministri mund të shikoni natën dhe ditën furgona të parkuar me orë të tëra. Aty ka përgjues ambjental, përgjojnë bisedat e tyre me gratë për lekët e fshehura. Mendohet se FBI llogaritë që në shtëpitë e ministrave të gjenden mbi 220 milionë euro, pa llogaritur këtu gjendjen në Surrel për të cilën llogaritë kërkojnë më tepër kohë dhe informacion. I njëjti burim tregon se mbi Surrel, një agjent i FBI, që po kontrollon korrupsionin e madh në Shqipëri, ka bashkëpunim me segmente të tjera informacioni nga sateliti në SHBA. U ka dalë paksa problem FBI-së, pasi muret e vilës në Surrel janë ndërtuar edhe kundër armëve bërthamore. Por hetimi në Surrel komplikohet paksa, sepse gjithë perimetri i vilës-kullë ruhet nga kamera sigurie.

Megjithatë është nën përgjim. FBI dhe Prokuroria ka një rival të fortë këto kohë: janë hajdutët të cilët kanë synim të vjedhin shtëpitë e ministrave, ndërkohë që të gjithë janë tmerruar nga rasti Sota, i cili dyshohet se po transportonte paratë e një ministri drejt Greqisë.

Operacioni akoma nuk ka filluar për bastisjen e shtëpive ku ka miliona euro. Janë vendosur mikrokamera të dielën paradite në hyrjet e shtëpive dhe vilave të tyre, tamam në momentin që ministrat janë thirrur në Dibër. Nuk dihet nëse ka dijeni ministri i brendshëm Fatmir Xhafa. Po kështu shërbimet e specializuara  në disa zyra ministrash kanë vendosur përgjues, të cilët nuk ka antipërgjues që i gjen, pasi janë teknologji e fundit amerikane. Po i njëjti burim i huaj tha se po punohet, me shumë kujdes, që shoferët e ministrave ti bëjnë bashkëpunëtorë. Hetuesit e dijnë se ministrat nuk flasin më në celular, whatsapp, viber apo me email, se e dijnë se kapen, por kanë filluar metodat “partizane” me letra me “korrierë” apo me thasë majëkrahut.

Çuditërisht burimi nga hetimi sekret tregon, se vetëm ministri Pandeli Majko dhe një ministre femër, nuk po përgjohen, por sqaron se edhe Endri Fuga, këshilltari i besuar i kryeministrit dhe Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë po survejohen.

Spiten Prulli