Familja Meta dhe familja Haradinaj takohen në Prishtinë

0

Familja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe familja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Harandinaj janë mbledhur bashkë sot në Prishtinë. Arsyeja e takimit nuk është shtetërore, për pjesëmarrja në dasmën e miqve të përbashkët, Shkumbinit dhe Hanës.

Momentet festive nga dasma, kreu i shtetit dhe kryetarja e LSI i kanë ndarë me miqtë në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit ka postuar një foto në Facebook ku shkruan: “Sot në Prishtinë për t’i uruar jetë të lumtur Hanës dhe Shkumbinit”.

Ndërkohë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook disa foto ku shihet me bashkëshortin e saj Presidentin Meta, vajzën e tyre Era dhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij, Anita.
Hana dhe Bini sot martohen 💍👰🏻🤵🏻dhe jeta e tyre do të ndryshojë. 😊 Ata zgjodhën të jetojnë të lumtur përgjithmonë.
Zoti i bekoftë! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻”,– shkruan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.