1.5 ton kanabis, në pranga edhe dy anëtarë të bandës

0

Dy personat e shpallur në kërkim pas kapjes së 1.5 tonëve drogë mëngjesin e sotëm në Viluni të Velipojës, janë vënë në pranga sot në mbrëmje.

Vetëm pak më parë, policia ka arrestuar shoferin e mjetit tip Furgon, ku u gjet lënda narkotike, 20-vjeçarin J. B. Gjithashtu, FNSH e Shkodrës ka vënë në pranga dhe 32-vjeçarin F. M., i cili kishte në përdorim mjetin “Ford Fiesta”.

20-vjeçari është kapur në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim edhe me policinë e qytetit bregdetar. Ndërsa, shtetasi F. M. banues në Përmet, është arrestuar në Lezhë. Të dy këta persona ishin shpallur në kërkim, ndërsa janë vënë në pranga, si të përfshirë në trafikun e drogës.