Përplasen dy makina në tunelin e Elbasanit, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ditën e sotme. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit Volksvagen dhe Ford.

Si pasojë janë plagosur 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë  po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

Njoftimi i policisë

Më datë 10.11.2017 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit shtetasi B.P., 57 vjeç  banues në Tiranë  duke drejtuar mjetin tip “VolksWagen”  me targa TR 8025 R, është përplasur me mjetin “Ford” me targa AA863IV, drejtuar nga  shtetasi F.Xh., 28 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I.B., 57 vjeç banues në Elbasan i cili  ishte pasagjer në mjetin tip “Ford”,  drejtuesi i mjetit Volksëagen dhe  pasagjeri,  shtetasi G.H., 33 vjeç banues në Tiranë.

Të tre shtetasit janë dërguar  për ndihmë  mjekësore  në  spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë  po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit