”Furtunë” në prokuroritë e vendit, ndryshojnë drejtuesit

Në kohën kur diskutimet mbi lidhjet e krimit me politikën janë më të fuqishme se kurrë, në organizimin e institucionit të akuzës shënohen disa lëvizje interesante.

Prokurori i njohur, Ramadan Troci, i famshëm për disa dosje ‘të rënda’, kthehet në Prokurorinë e Përgjithshme pasi i ndërpritet komandimi si drejtues i Prokurorisë së Vlorës.

Në Vlorë komandohet Ardian Ylli, aktualisht drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ndërkohë në Fier komandohet Pali Decolli, aktualisht zv. Drejtues i kësaj prokurorie.

Granit Shahu, drejtues i Prokurorisë së Shkodres kthehet prokuror në Tiranë.

Në vend të tij komandohet Anton Martini, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.