Duka ‘kontrollon’ papritur kuqezinjtë në Antalia

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i është bashkuar Kombëtares kuqezi në Antalia të Turqisë. Duka ka takuar dhe trajnerin Panucci dhe ka mikqyrur gjendjen e Kombëtares kuqezi.

Sipas kreut të FSHF-së, Kombëtarja u grumbullua më herët, në mënyrë që trajneri Panucci të kishtë më shumë kohë për të punuar me ekipin.

“Jam këtu për të qenë afër ekipit ekipit, edhe pse është një ndeshje miqësore. Një diçka që e bëj shpesh. Vlerësimi dhe angazhimi nga ana e skuadrës dhe e stafit janë maksimale.

Sipas propozimit të trajnerit skuadra u grumbullua që të hënën dhe kështu kishte më shumë ditë në dispozicion, çka është një diçka shumë pozitive për kohën që trajneri ka për të punuar me ekipin e tij.

Luajmë një miqësore me Turqinë një skuadër shumë e fortë, ku dhe stafi e skuadra kërkojnë të japin maksimalen në fushë, si dhe janë të angazhuar plotësisht, njësoj si të ishte një ndeshje zyrtare.

Të tilla grumbullime do të pasojnë edhe në të ardhmen për skuadrën kombëtare A dhe të gjitha ekipet kombëtare, në mënyrë që stafet teknike dhe trajnerët të kenë sa më shumë kohë me ekipet për të parë dhe për të punuar me to”, u shpreh presidenti i Federatës.