Bushati përplaset me Çilin: Ke kredi me emër fals dhe jetë false, njerëzit qeshin me ty (VIDEO)

Analisti Andi Bushati ka debatuar me administratorin e UET-së, Henri Çili, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Tema e emisionit ka qenë media në Shqipëri dhe veçanërisht raporti i pronarëve të mediave me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bushatit ka patur një tentativë të Çilit për ta devijuar debatin nga mardhënia e Ramës me mediat dhe arsyet e sulmit të kryeministrit ndaj gazetarëve, në një debat për përkufizimin e gazetarit dhe pronarit. Në studio ka patur një debat të ashpër mes dy të ftuarve (shih videon).

Bushati: T’i hoqe Zhejin dhe Alfred Lelën, kur vendose t’i shërbeje Edi Ramës.

Çili: U mërzite me Fatos Nanon sepse të nxorri nga lokali…

Bushati: Njerëzit qeshin me ty sepse thua se çdo 4-vjet duhet të fitojë kryeministri që më bën punë mua. Mua ma më vjen keq që njerzit qeshin me ty. Ti je me Berishën në 21-janar dhe je me Ramën për kanabisin.

Çili: Ke financimet e tua okulte…

Bushati: Unë nuk kam as borxhe në banka, as jetën nuk e kam false dhe as nuk fsheh jetën time. Po pate turp për atë që je, unë nuk do dilja në tv

/TPZ.AL/