Bashkia ndihmon familjen e trinjakëve që u dogjën

Këshilli Bashkiak në Durrës, në mbledhjen e sotme krahas debateve me njërin-tjetrin, është marrë edhe një vendim mjaft human. Konkretisht, është ndihma ekonomike me shumën 1.500.000 lekë të reja ndaj familjes Konçi, e prekur nga tragjedia e 20 shtatorit.

Gjatë momentit që banesa u përfshi nga zjarri, ndodheshin brenda 3 fëmijët e familjes Koçi.

Zjarrin në banesë në fshatin Romanat ra rreth orës 17:30. Fatkeqësisht, brenda në banesë ishin vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.