Nga droga te krimi, Faska zbulon aktivitetet e grupeve kriminale

”Drogë, vrasje dhe krim ekonomik”, janë aktivitetet e grupeve kriminale në Shqipëri. Gjatë prezantimit të operacionit “Forca e Ligjit”, Idajet Faska, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, ndër të tjera theksoi se autoritetet kanë skanuar aktivitetet kriminale që operojnë në vend.

“Policia e Shtetit ka filluar identifikimin e të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend, duke bërë një skanim si të aktivitetit të tyre, të lidhjeve midis grupeve të tjera kriminale të lidhjeve të ndryshme me persona apo subjekte që kanë influenca qofshin këto politike, ekonomike, mediatike të cilët krijojnë lehtësira për ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal”,tha Faska.

Aktivitetet kriminale në Shqipëri:

53% e grupeve që operojnë në vend janë të përfshirë në aktivitetin e narkotikëve, kryesisht kultivimi dhe trafikimi i tyre.

11% janë përfshirë në trafiqe të paligjshme,

18% e grupeve kriminale përfshihen në krime të rënda, siç janë vrasje, shtrëngim dhënie pasurie dhe të tjera

18% të tjerë  janë përfshirë në aktivitetin e krimit ekonomik.