Të shtëna me armë në Shkodër, ka të plagosur

Para pak minutash një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Kiras në Shkodër.

Mësohet se një person i cili po qëndronte në një lokal është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur, raportojne mediat lokale. I plagosur ka mbetur Hermes Beqiri, 20 vjeç. Policia ka mbërritur ne vendngjarje.