Myftaraj: Gjyqtari Gaxha, pronar i tre apartamenteve në ish-Bllok

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj vijoi edhe mbrëmjen e sotme me vettingun e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Tiranë, Artur Gaxha.

Kësaj here jo për fluturimet e shumta drejt vendeve të ndryshme të BE, por për pasuritë e patundshme të cilat nuk justifikojnë të ardhurat e tij si gjyqtar.

Myftaraj tha se brenda dy viteve Gaxha ka blerë tre apartamente në zonën e ish-Bllokut,  më shumë se edhe vetë diktatori Enver Hoxha.

Referuar çmimit të referencës, tre apartamentet kapin vlerën e 550 mijë eurove.

Myftaraj: Dje ju kam folur për një gjyqtar i cili ka një pasuri të pajustifikuar, bën shpenzime të pajustifkuara me pagën që merr ai. E kam quajtur oligark të gjyqësorit, është fjala për zotin Artur Gaxha, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sot do të flas për pasurinë e patundshme të këtij zotërie, është fjala për një pasuri të vënë në kohën që ishte gjyqtar që nga monenti që është emëruar gjyqtar në 2008 në Gjykatën e Tiranës, në fillim në shkallë të parë dhe më pas në Apel.

E kam quajtur bllokmeni i trefishtë, për arsye se ka blerë tre shtëpi në vitin 2011-2012 në zonën e ish-Bllokut të udhëheqjen komuniste në Tiranë. Kjo zonë e mori emrin që ruan dhe sot sepse aty udhëheqësit e lartë kumunistë kishin nga një shtëpi, ky ka tre shtëpi atje. As Enver Hoxha nuk kishte tre shtëpi, plus që bllokmenët nuk ishin pronarë të shtëpive të tyre, ishin atje sa ishin në detyrat e larta. Zona e ish-Bllokut është zona më e shtrenjtë në Tiranë për çmimet e pasurive të patundshme. Si çmim reference është 190 mijë lekë të reja, 1 milion e 900 mijë lekë të vjetra. Çmim reference i vendosur nga shteti, nën këtë çmim nuk të njeh kontratat e shitjes, ka vendosur një minimum, një dysheme shteti.

Por ne të gjithë e dimë që çmimi shkon më lart, nuk është kaq i ulët çmimi 1500 euro e më lart shkon deri edhe 2000 euro. Në varësi të arkitekturës së shtëpisë, se nuk shiten me metra katrorë sipas zonës por edhe sipas punimit arkitektonik që bëhet ka çmime të posaçme. Imagjinoni një gjyqtar në Londër, Paris, Nju Jork, Romë, Berlin, vendet më të pasura perëndimore, cili të ketë në pronësinë e vet tre apartamente në zonën më të shtrenjtë të një kryeqyteti të vendeve më të zhvilluara perëndimore në kohën që ka qenë në detyrë. Se çfarë skandali do të shpërthejë në këto vende? Një gjyqtar i Apelit është një gjyqtar i një rangu të lartë. Ai rrëzon vendimet e shkallës së parë dhe gjykata e Apelit jep vendimin përfundimtar si gjykatë themeli, shqyrton faktin që ka ndodhur qoftë në çështje penale, civile apo administrative.Kurse Gjykata e Lartë pastaj merret me anë ligjore të çështjes, nuk shqyrton çështjen në themel. Po kalojmë tek pasuria e tij.

1.Në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Sami Frashëri”, në zemër të Bllokut ka një apartament 180 metra katrorë+ një garazh 25 metra katrorë. Çmimi 390 milion lekë gjithmonë me çmim reference, ose 288 mijë euro i regjistruar  në emër të tij Artur Gaxha dhe bashkëshortes së tij Desdemonës, drejtëpërdrejt i regjistruar në emër të tij. Ky çmim është më i lartë në treg, nuk të shet kush asnjë pasuri të patundshme me çmim reference në Tiranë, këtë e dimë të gjithë.

2.Një apartament tjetër në rrugën “Vaso Pasha” përsëri në zonën e ish-Bllokut, 124 metra katrorë në emër të vetin dhe të gruas. Me çmimin e referencës përsëri jemi 287 milion lekë të vjetra ose 176 mijë euro.

3. Një apartament 60.6 metra katrorë po në rrugën “Vaso Pasha”. 114 milion lekë sipas çmimit të referencës, ose 85 mijë euro.

Gjithësej kemi të bëjmë me një pasuri të patundshme në zonën e ish-Bllokut prej 390.6 metra katrorë ose kundërvlefta me çmimin e referencës 550 mijë euro. Më shumë se gjysëm milioni eruo. Është një pasuri që nuk justifikohet as me pagën e këtij as me pagën e bashkëshortes së tij.

Duhet të kemi parasysh dhe mobilimin e këtyre apartamenteve sa kushton, pajisjet e brendshme.Mund të shkojë rreth 30-50 e vlerës. Problemi është se ky zotëri nuk ka blerë vetëm apartamentet por ka bërë dhe shumë udhëtime jashtë shtetit, udhëton shumë në Mal të Zi.

Është detyra e strukturave të vettingut ta gjejnë se çfarë bën atje. Vettingu është një organizëm i krijuar për të punuar me skenare. Skenari i parë mund të jetë, shkon për pushime. Prapë shpenzimet janë të larta. Apo ka një shtëpi atje?

Nuk duam të bëjmë shpifje ndaj këtij zotërie por këto duhet të jenë pistat ku duhet të hetojë vettingu. Pastaj këtyre njerëzve u pëlqen të vishen edhe bukur. Kush ka shtëpi në Bllook ka dhe veshje luksoze,bëjnë shpenzime të larta dhe për ushqime. Nuk është rastësi që gjyqtarët kanë hequr kartelat e supermarketave sa filloi vettingu. Merrnin pikët për të marrë bonuse. Nga ato ishin të zbuluar me emër sa shpenzime bënin dhe rroga nuk i dilte as për shpenzimet e supermarketeve, jo për të tjerat.

Tani kjo pasuria 550 mijë euro pasuri të patundshme me çmim reference po ti shtosh që duhet të justifikojë dhe udhëtimet bashkë me shpenzimet që ka bërë. Kemi dhe të tjera fakte për pasurinë e këtij zotërie, ta marrë me qetësi punën, pa nervozizëm. Ka një detyrë të lartë në të cilën ka detyrim për të dhënë llogari ligjore para vettingut, por edhe qytetare, edhe publike. Nëse nuk ndërhyjmë ne si media në procesin e vettingut atëherë vettingu do të shndërrohet në propagandë sovjetike. Për sot kaq, por dosja e zezë e pasurisë së këtij zotërie është më e madhe. Do të merremi përsëri me të si ekzemplar, jo se kemi gjë me të.

Marrë nga ORA NEWS