Parashikimi/ Dybala do të kushtojë më shumë se Neymar

Paulo Dybala, i cili për një kohë shumë të shkurtër e ka përmbushur potencialin e tij, do të bëhet njëri prej futbollistëve më të shtrenjtë në botë, sipas “Sport Bild”.

Ylli i Juventusit do të tejkalojë ish-sulmuesin e Barcelonës, Neymar (i cili u shit për 222 milionë euro te PSG-ja) si futbollisti më i shtrenjtë në botë.

Gjithçka lë të kuptohet se Juventus dëshiron ta blindojë yllin e vet dhe t’i verë një klauzolë jo më pak se 230 milionë euro dhe do t’ia rinovojë kontratën deri në vitin 2022.

Prandaj, kushdo që e dëshiron përfaqësuesin argjentinas duhet të bëhet gati ta paguajë këtë shifër rekord.