Lëng qershie dhe lamtumirë problemit me gjumin

Homemade Cherry Juice

Lëngu i qershisë bën mrekullinë. Një studim i fundit tregon se lëngu i qershisë përmban disa përbërës që pengojnë prodhimin e kimikateve në tru, që ndikojnë në një gjumë të parehatshëm ose mungesë gjumi.

Studiuesit zbuluan se lëngu i qershisë është e pasur me ”procyanidine” dhe ”anthocyanin”, e cila gjendet edhe tek boronica, të cilat shpesh vlerësohen nga shkencëtarët për përfitimet e tyre shëndetësore, të cilat reduktojnë inflamacionin.

Ky lëng gjithashtu ul nivelet e kynereninës në gjak, që ndikon në privimin e gjumit. Studiuesit thonë se lëngu duhet të pihet para se të flemë gjumë. Këto rezultate u zbuluan edhe pas anketimit të njerëzve që treguan nëse flinin mirë apo kishin probleme. Lëngu i qershisë shton me 84 minuta gjumin.