FOTO/ Zbulohen anëtarët e jurisë në ‘Ces’t La Vie’, emisionin e Marina Vjollcës

Një nga formatet që pritet të fillojë së shpejti në televizionin klan është ‘Ces’t La Vie’, që do të jetë nën drejtimin e Marina Vjollcës. U përfol shumë spoti publicitar, ashtu sikurse u mësua orari se kur do të transmetohet emisioni.

Sot, burime pranë bordo.al kanë zbuluar emrat pjesëmarrës në jurinë e spektaklit. Cilët do të jenë personazhet që do të shohim shumë shpejt në ekran?

Aleksandër Lalo, Altin Goci, Rovena Lule, si dhe një amerikane, për të cilën nuk ka ende shumë informacion, do të jenë katër anëtarët e jurisë së ‘Ces’t La Vie’.  Programi pritet të fillojë këtë të diel, ashtu sikurse është mësuar nga vetë Marina që fokusi do të jetë muzika dhe argëtimi.

Deri më tani, këto janë të vetmet detaje që janë zbuluar për spektaklin më të ri në Klan. Moderatoja ka postuar dje një foto nga provat, duke rikujtuar datën dhe orën e transmetimit të këtij formati. Informacione të mëtejshme pritet të zbulohen së shpejti…/Bordo

Image