Martohet trajneri i portierëve të Tiranës, braziliani Ze Maria e “djeg” me napolonin (Video)

Trajneri i portierëve të Tiranës, afrikani Emanule Egbo, është martuar ditën e sotme në kryeqytet teksa ka oganizuar edhe një ceremoni martesore. Të ftuar kanë qenë i gjithë stafi i skuadrës së Tiranës në këtë moment gëzimi për ish-portierin që ka mbajtur veshur fanellën bardheblu.

Dasma në një moment është ndezur jashtëzakonisht shumë kur për të kërcyer është çuar trajneri brazilian Ze Maria. Së bashku me mbrojtësin e talentuar Albi Doka trajneri aktual e ka “djegur” në ritmet e ‘napolonit’, raporton “newsport”.

Egbo është martuar me nusen e tij Fabia që vjen nga Ishujt Faroe dhe prej një kohe të gjatë jetojnë të dy në Tiranë.