Deklarata e Ramës për Dritan Zaganin, reagon gazetari: Kryeministri gënjeu live

Gazetari Basir Çollaku ka reaguar lidhur me deklaratat që kryeministri Edi Rama bëri dje në ‘Zonë e Lirë’ mbi pretendimin se Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar për ‘dekonspirim’ ish-kreun e Antidrogës në Fier, Dritan Zagani.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Çollaku ka hedhur poshtë deklaratën e Ramës, ndërsa akuzoi këtë të fundit se gënjente. Mes të tjerash Çollaku e cilëson qëndrimin e Ramës një tjetër shpifje të radhës ndaj Zaganit.

MESAZHI I ÇOLLAKUT
Rama i lire te genjeje live ne Zone e Lire per Zaganin.
Kryeministri Edi Rama genjen live. Dritan Zagani nuk eshte denuar nga Gjykata per Krime te Renda. Çeshtja eshte ende ne gjykim ne Gjykaten e Fierit dhe akuza nuk eshte ajo qe tha z. KM. Oficeri italian do te deshmoje ne fund te vitit, sic ka vendosur Gjykata e Romes. Shpifja tjeter e Rames per akuze bashkepunimi me trafikantet. Prokuroria nuk ka hetuar akuzat e Zaganit. Ka qene nje relatim drejtorise se pergjithshme policise per te verifikuar pretendimet e shefit te antidroges. Dhe kjo ne menyre te çuditshme nga Prokuroria e Fierit ndonese pretendimet per trafik droge duhet te hetohen nga Krimet e Renda. Nje turp live i genjeshtres se KM Rama.

DEKLARATA E RAMES DJE
“E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit”.