Debati për Azem Hajdarin. Çollaku: Heronjtë nuk luftohen dot për së vdekuri, Mustafa!!

Nga Kreshnik Çollaku

Sot Mustafa Nano ka bere nje provokim pa etik (pasi njeriu nuk mbrohet dot vete) meskin (pasi i pavertete ne fakte) ndaj Azem Hajdarit.

Jeta dhe vdekja e Azemit ishte e tille,e percaktuar per te mos e dashur te gjithe. Azemi priu kundervenien ndaj nje sistemi nje grupi politik e shoqeror qe mesa duket paska 7 shpirtera,si cdo gje qe i falet djallit e jo Zotit.
Azemi nuk kerkoi ta donin ta gjithe.
Por kjo ishte zgjedhja e tij e qellimte. Azemi as nuk kerkoi e as nuk mund te priste te kunderten. Po te ishte ne kete jete jam i bindur nuk do te cuditej as me sulmin e mbrame te Mustafait.
Por Azemi sot nuk flet dot,te pakten jo me gjuhen e kesaj bote.
Po Mustafa,Azemi ne shume elemente ishte ndryshe.
Azemi ishte veshur varfer,jetonte ne konvikt. Azemi mbase disa maniera i kishte te ashpra. Azemi nuk ishte pjese e elites rinore te kohes,as te idhtareve te regjimit e as te kundershtareve te tij. Azemi nuk ishte pjese e rinise se bordurave,Azemi ishte tropojani i qytetit studenti.
Azemi nuk bente gare per librat e lexuar apo muziken e degjuar.
Azemi nuk u be i pare per asnje nga keto elemente.
Azemi beri dicka qe askush tjeter nuk e beri,e jam i bindur as sot nuk e ben dot.
Azemi ne diten me kritike te dhjetorit,perballe skafandrave te policeve dhe frikes reale te studenteve protestues prodhoi ate element qe lidhi protesten ,Azemi vuri peng jeten e dy femijve te tij..per te na dhene ate qe ne ate kohe askush nuk e kishte provuar,kurajon per te mos u mbrapsur.
(Kush ate nate ka qene perballe skafandrave te policise eshte deshmitar i kesaj qe them).
Azemi lidhi protesten me kurajon e studenteve…mbi jeten e femijve te tij.
Ky ishte ai momenti kur personalisht mendova,kur ai ska frike pse duhet te kem une.
Jam i bindur qindra studente e me pas mijra qytetare e menduan si une. Dhe te gjihe e dine historine,protesta mundi skafandrat e dhunes.

Po Mustafa ,ky ishte nje akt heroi..qe askush nuk e beri e as sot nuk e ben dot. Azemi e beri ne ate kohe e ne ate forme. Kjo e beri Azemim prijes ne ate kohe e kesaj kohe hero.
Ndaj ketij heroizmi nuk lufton dot Mustafa,te pakten jo pa provuar mbi shpatulla gjysmen e peshes se tij.
Ndaj lere heroin ne shenjterine e tij,dhe kerko cdo dite dike qe ti ngjaje..

 Mustafa Nano: Azemi nuk do mbetet në histori, s’kishte ideal

“Unë e kam njohur Azem Hajdarin. E kam takuar disa herë nëpër aktivitete të PD-së para vitit 1994. Por mua nuk më ngrohu asnjëherë si personazh. Dhe këtë nuk e them me asnjë lloj animoziteti. Sepse s’kam pasur kurrë asgjë personale kundër tij. Madje, në planin personal e human, në ato pak takime që kam bërë me të krejt rastësisht, më ka mbetur një shije e mirë. Ishte i gjallë, spontan, ekspansiv. Por përtej këtyre cilësive të zakonta, ishte e zorshme të shihje tek ai diçka që të mbetej në mendje. Për më tepër, ai nuk kishte asgjë, absolutisht asgjë, që të të bënte ta shihje si përfaqësuesin ekselent të një gjenerate, a të një kohe, a të një përmbysjeje. Nuk kishte në të asgjë prej heroi. Për mua, të paktën. Sepse heronjtë në kokën time nuk janë si Azemi. Heronjtë në kokën time janë e kundërta e Azemit. Dhe këtë nuk e them për të balancuar peshoren, që ka mbetur e ulur më njërën anë, nën peshën e lëvdatave të kota për Hajdarin. Jo, e them në mënyrën më të ftohtë e më të çinteresuar të mundshme, me idenë për t’i dhënë aq sa i takon”.

Kështu e nis shkrimin e tij të radhës në gazetën Mapo, analisti Mustafa Nano.

Sipas tij, Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm.

“Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët. Mund të thuhet që kishte nuhatje politike, dhe kjo e ndihmoi që të spikaste, por nuk i vlejti për të bërë karrierë, dhe aq më mirë që ndodhi kështu. Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti. Nuk ishte njeri për zyrë. Do kishte bërë shumë të pabëra, nëse do i kishin dhënë një përgjegjësi publike. E nëse nuk ia dhanë, këtë e kanë bërë edhe për të mirën e tij. Pa e pasur si qëllim të mirën e tij. Sepse Berisha, që e kish në dorë për t’i dhënë një përgjegjësi, e kishte si halë në sy. Dhe ish për këtë arsye që nuk ia dha një post, e jo sepse nuk e përfytyronte dot Azemin në një zyrë. Në fund të fundit, Azemi do ishte një zyrtar më i denjë se shumë të tjerë që Berisha i ka zgjedhur më pas për t’i patur vartës. Nuk e kishin për qëllim të mirën e tij, por ata që e kanë dashur dhe e duan Azemin si personazh të historisë, duhet të jenë të kënaqur që ai nuk mori një post publik. Nuk kish për të qullosur gjë. Madje, do kish katranosur gjithçka. E kështu, idhulli i tyre do të humbiste edhe më”.

Nano shkruan se Azemi nuk do mbetet në histori.

“Azemi vetë nuk kishte ideal. Jo për ndonjë gjë, por ai as që e dinte se çfarë ishte një ideal. Nuk iu desh shumë kohë për të na e provuar këtë. Në harkun e dy viteve, ai u zhvlerësua. U braktis. U bë një njeri i pafuqishëm. E filloi të bëjë lëvizje të çakërdisura, të cilat i kishin hije më shumë sesa gjesti trimëror që bëri, bashkë me qindra të tjerë, në dhjetor të vitit 1990. E do kish humbur pa nam e nishan, nëse nuk do ndodhte viti 1997, në të cilin Berisha pati nevojë për të. Dhe e riafroi. Dhe e përdori. Dhe vijon ta përdorë edhe sot. Duke e bërë hero. Nëse Berisha do kishte patur mendim të mirë për Azemin, do kish rihapur gjyqin në mënyrë që t’ia pastronte biografinë prej sentencës së dhënë në një sallë gjyqi. Të gjithë kanë premtuar se do ta rihapnin atë gjyq, por nuk e bënë. Askush nuk tregoi as interesin më të vogël, as njerëzit e familjes, as njerëzit e partisë, as miqtë e tij. Dhe kështu, Azem Hajdari ka mbetur e do të mbetet në kujtesën juridike të shtetit shqiptar si një njeri që është vrarë për gjakmarrje. Dhe ky vendim i Gjykatës së shkallës së parë është konfirmuar edhe në shkallët e epërme të gjykimit. Ishin gjykata të kontrolluara nga të kuqtë? Ok, edhe mund të ketë qenë kështu. Por më pas, Berisha e të vetët, kanë ardhur e kanë qëndruar gjatë në pushtet. Çdo gjë bënë, por jo rigjykimin e asaj çështjeje. E kështu ne kemi sot një “hero” që është vrarë për gjakmarrje. Dhe nuk është hero si të gjithë heronjtë. Përkundrazi, matur me masën e bronzit të harxhuar për të, është më i madhi i heronjve. Është hero, për të cilin janë ngritur disa statuja e memoriale në Shqipëri. Për sa u takon statujave, ato janë më të mëdhatë, pas asaj të Skënderbeut, në këtë vend. Dhe mjafton ky fakt për ta butaforizuar krejt figurën e Azem Hajdarit”.