Ze Maria: Te Tirana ka shumë presion

Në konferencën për shtyp para transfertës me Tomorin, trajneri i Tiranës, Ze Maria, tha se futbollistët e tij për asnjë arsye nuk duhet të ndihen superiorë ndaj kundërshtarëve.

Nëse mendojmë se jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, do të thotë se nuk po veprojmë siç duhet. Këtë problem duhet ta menaxhojmë mirë te Tirana. Kemi shumë presion për tu kthyer në Superiore, prandaj nuk duhet të mendojmë se jemi më të mirë se të tjerët”, tha braziliani.

Nën drejtimin e Ze Maria bardheblutë në 5 ndeshje kanë arritur 5 fitore, duke shënuar15 gola.

Jam i kënaqur për mënyrën se si kanë shkuar gjërat në këtë periudhë. Jam i lumtur për 15 golat që kemi shënuar. Thuajse të gjithë futbollistët kanë shënuar dhe kjo më bën optimist. Edhe në takimin e radhës duhet të luajmë në të njëjtin stil loje”, deklaroi Ze Maria.