Kaos tek mbikalimi i Rinasit, përplasen disa makina

Një aksident dhe kaos ka ndodhur mëngjesin e sotshëm tek mbikalimi i Rinasit, në të cilin janë përfshirë disa makina. Shkak i humbjes së kontrollit ka qënë makina e mbeturinave, e cila po ecte mbrapsht në autostradë duke shkaktuar kaosin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar.