Ish-deputetja e PD, Hajdarmataj: Azem Hajdari idhull i të gjithëve

Në Tropojë u ”rikthye” Azem Hajdari. Personalitete nga bota e politikës, ishin bashkë në ceremoninë e përurimit të shtatores në bronx të Azem Hajdarit. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, e cila gjatë legjislaturës së fundit ka qenë deputete e Tropojës.

Ish-deputetja ka folur për përurimin e shtatores së heroit të demokracisë, Azem Hajdari, ku tha se të gjithë e kanë idhull heroin demokratik, i cili tashmë do të jetë edhe në mes të Tropojës, ku do të përshëndetet çdo mëngjes nga qytetarët.

Sipas saj, qyteti tashmë e ka birin e vet të kthyer në një bronx, por që mbart një ideal. “Të gjithë e kanë idhull heroin demokratik, sepse po rikujtohet edhe njëherë vepra e Azem Hajdarit në Tropojë. Ishte moment shumë emocionues. Tropoja tashmë e ka birin e vetë të kthyer në një bronx, por një ideal”, tha Hajdarmataj.