Familja e Schumacher publikon fotografi të tij para aksidentit, fansat i “kundërvihen”

Legjenda e “Formula I”, Michael Schumacher, që nga aksidenti i vitit 2013, nga i cili ndodhet në gjendje kome, akoma nuk ka informacione të detajuara për të. Familja e tij bën gjithçka që ta mbajnë larg jetës publike, kështu që askush nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore. Fansat e Schumacher janë të hidhëruar për këtë sjellje të familjes së shtatë herë kampionit të “Formula 1”.

Hidhërimin më të madh ka bërë një postim në profilin e tij, me fotografi të cilat janë shkrepur para aksidentit të vitit 2013. Më parë, Michael ka pozuar më revistën e njohur GQ Germany.

Një hap i tillë ka shkaktuar një numër të madh të komenteve negative nga fansat të cilët në fakt presin postime rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“ Nuk e kuptojmë familjen e tij që postojnë fotografi të tilla, dhe nuk po bëjnë asgjë publike për gjendjen e tij shëndetësore”, është njëri nga komentet e fansave.

“Fansat duhen të jenë të informuar se si është ai. Ai është njeri publik dhe ka shumë fansa”, shkruan një tjetër.

“Gjithmonë e kam dashur Michael dhe jam shumë i mërzitur që nuk di asgjë në lidhje me të”, ka shkruar një tjetër komentues.