VIDEO/ Fyerje dhe sherr i pazakontë i Ramës me gazetarët

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në akuza dhe ofendime për gazetarët në përfundim të seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.

I tensionuar dhe në siklet përballë pyetjeve të shumta të gazetarëve për rastin Tahiri, kryeministri u përgjigj me ofendime në drejtim të gazetarëve.

Ju nuk dini, lexoni, thërrisni mendjes, nuk kuptoni, jeni të paaftë, budallenj, pyetje idiote, të paditur ”. Këto ishin disa nga ofendimet e Rames ndaj gazetarëve, të cilët e bojkotuan duke u larguar.