Fizioterapistë, çanta “firmato” dhe penalltitë, privilegjet e Neymar kanë zemëruar lojtarët e Paris SG

Neymar nuk është i njëjtë me lojtarët e tjerë te Paris SG. Futbollisti brazilian që theu rekordin e transferimeve këtë verë ka një sërë privilegjesh te klubi parisien, fakt që ka ngjallur xhelozi te pjesa tjetër e lojtarëve.

Sipas “La Parisien” për Neymar ka dy fizioterapistët personalë të dedikuar vetëm për të, në stërvitje lojtarët e tjerë nuk lejohen t’i bëjnë ndërhyrje të rënda dhe ai gjithashtu përjashtohet nga detyrat defensive.

Edhe financiarisht ai ka përfitime të tjera si për shembull ai është i vetmi lojtar që ka çantat me markat që ai dëshiron dhe me sponsorët që zgjedh vetë ai, teksa të tjerët duhet të lëvizin me çantat që kanë logon e PSG.

Do të ketë privilegje të tjera sezonin tjetër, shkruan Le Parisien, dhe ai do të ketë të drejtën të godasë të gjitha penalltitë në vend që t’i ndajë me Cavani-n, siç është duke bërë për momentin.