“Tahiri”, Spiropali: Më vjen turp që jam këtu! Salianji: Turp është në fakt!

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali e ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, duke i konsideruar baltosje akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahirit, thotë se ndihej keq që do të ishte nesër në Kuvend.

Pjesë nga deklaratat: 

Spiropali: Unë ndihem shumë keq që jam këtu në këtë emision dhe flas për këtë temë. Këtë e them sinqerisht. Ndihem keq kur të jem edhe nesër në Kuvend, ku jam e sigurt do të inskenohet një teatër i madh baltosje.

Salianji: Ke të drejtë. Turp duhet të të vijë në fakt.

Spiropali: Kemi 4 ditë që jetojmë me këtë sulm nga të gjitha anët dhe për më tepër që nuk prodhon asgjë.

Zheji: Je nga të rrallat deputete të PS-së që keni bërë 4 statuse. Keni miqësi personale?

Spiropali: Nuk kam asnjë miqësi personale me zt.Tahiri dhe këtë e di gjithkush. Ka simpatinë dhe madje edhe dhembshurinë e shumë kolegëve të tjerë. Në qoftë se Saimir Tahiri është i fajshëm nuk mjafton të jetë në Kuvend dhe as i lirë, meriton të jetë aty ku duhet të jenë shumë politikanë.

Në opinionin tonë me atë paraqitje farsë dhe qesharak në komisionin e mandateve. Ky ngut kaq i madh dhe i pa kuptuar.