Përsëritet ”Selfie” i Oscar por me futbollistë (FOTO)

Në Londër u mbajt ceremonia “The Best” që FIFA organizoi për të nderuar më të mirët e sezonit të kaluar, ku u zgjodh edhe formacioni më i mirë i vitit. Në 11-shin e vitit, ishin të pranishëm të gjithë yjet që shkëlqyen vitin e kaluar në të gjitha kompeticionet europiane. Kjo ”Seflie”, tregon se futbolli bashkon.

Disa nga çmimet:

Zinedine Zidane u shpall trajneri më i mirë i vitit;

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin si futbollisti më i mirë mashkull;

Gianluigi Buffon u shpall portieri më i mirë;

Lieke Martens u zgjodh futbollistja më e mirë.