VIDEO/ Arrestimi i Tahirit, flet Rama: Unë jam i pari që dua pafajësinë e tij

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin parlamentar të PS për të dhënë qendrimin e tij ndaj çështjes në fokusin kryesor politik, çështjes “Tahiri”.

Rama foli për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon autorizim për arrestimin, heqjen e imunitetit dhe kontrollin e banesës së Tahirit pas dyshimeve për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

NGA FJALA E RAMES

A është i pafajshëm saimir tahiri

Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e tij, jam unë. Por ndryshe nga prindërit, unë nuk jam prindi i tij. Unë kam komunikuar shumë me të, ai ishte njeriu i parë që hyri në seli pas meje. Ishte vullnetar në zgjedhjet e 2003, u paraqit me një email. E nisi rrugën e karrierës si koordinator, që ndërtoi vetë nga hiqi. Pastaj u bë zëdhënës i partisë, mbi një dërrasë të zezë, ku shkruante faktet korruptuese. I ngjiti shkallët një e nga një. Për meritat e tij në punë u zgjodh dhe ministër i brendshëm, i dhashë gjithë mbështetjen dhe besimin tim. Por sic tregoi koha, në detyrën sh të vështirë, atij iu deshën më shumë se gjithë tjerët. Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë.

Nuk e kam pasur kurrë deri ditën kur ka ikur nga dita e ministrit as numrin e të parit e as të dytit në telefonin tim. Cdo mesazh të qytetarëve përmes telefonit për policinë ja kaloja ministrit dhe aty mbyllej. Nuk mbaj mend të kem folur në katër vjet me një drejtor policie apo shef komisariati, as kam takuar ndonjë prej tyre, përvec rasteve shumë të rralla në prani të ministrit. Nuk kam lejuar në asnjë rast që ministri të vihej në pozitiv nga deputetë.

As për ankesa, as për ndërhyrje të policisë, kur deputetët viheshin në pozitë nga ankesat e njërit apo tjetrit.

Kush është këtu mund ta kujtojë se që në mbledhjen e parë pas formimit të qeverisë së parë, ju kam thënë në tre drejtime do t’i ndalojmë ndërhyrjet politike: policët, mësuesit, diplomatët. Prandaj mos iu bini telefonave të ministrave, e kanë të ndaluar nga unë.

Më është dashur ta porosis jo një herë këtë, në ndonjë rast kam bërë edhe debat me ton të lartë me ndonjë anëtar të grupit, sepse nga një anë tradita mizerabël nga ana tjetër presioni, e bëjnë shumë të vështirë.

Pas disa kohësh, u arrit mirëkuptim dhe u respektua kjo linjë e panjohur deri në vitin 2013. Për herë të parë, Policia e Shtetit nuk ishte më mish për t’u shqyer në tepsinë e pushtetit. U ndalua futja e duarve nën mëngën e policisë.

Do paraqitet vota e PS në seancën e të mërkurës për Tahirin

Gjithashtu, ai do paraqesë votën e socialistëve për Tahirin në seancën e të mërkurës, ku do vendoset për imunitetin e deputetit. Këshilli i Mandateve, pas dy mbledhjeve maratonë në fundjavë, vendosi t’i drejtohet Kuvendit me dy raporte, atë të socialistëve, që kërkojnë hetim të plotë, kontroll të banesës dhe person të Tahirit, si dhe atë të demokratëve, të cilët kërkojnë arrestimin e deputetit.

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaron se “Shkojmë me dy qëndrime në Kuvend për Saimir Tahirin”

VIDEO/Mbledhja e grupit parlamentar te PS