Mjafton një gol i Bicajt, Flamurtari mposht Kamzën dhe mban vendin e tretë

Flamurtari fitoi sot Vlorë ndeshjen e javës së 7 të Kategorisë Superiore ndaj Kamzës me rezultatin 1-0.
Të besuarit e Shpëtim Duros morën fitoren pas 3 barazimeve radhazi, ndërsa lojtarët e Ramadan Ndreut duan të mbajnë ritmin e rezultateve pozitive pas dy fitoreve radhazi.

Komenti minutë pas minute
90+11′ Mbyllet ndeshja.
90+7′ Arrabal ndëshkohet me karton të verdhë.
90+4′ Kamza kryen zëvendësiomin e tretë. Largohet Idrizaj, në fushë Zefi.
90+2′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Alvesh, në fushë Jakovljeviç.
86′ Kamza kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Rezi, në fushë Mumajesi.
85′ Raçiç ndëshkohet me karton të verdhë.
82′ Flamurtari kalon në avantazh me anë të Bicajt. Mbrojtësi godet saktë me kokë një top të krosuar nga goditja e këndit.
80′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Neziraj, në fushë Kamara.
77′ Neziraj tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë.73′ Rikthehet energjia elektrike në stadium. Rifillon ndeshja.
67′ Ndërpritet ndeshja. Fiken dritat e stadiumit në Vlorë.
65′ Neziraj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.
60′ Kamza kryen zëvendësimin e parë. Largohet Imeri, në fushë Plaku.
57′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.
49′ Alvesh tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Halilaj grushton topin dhe e devijon në goditje këndi.
46′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Hyseni, në fushë Hoxhaj.

 

46′ Fillon pjesa e dytë. Kamza luan topin e parë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë.
45+1′ Pollozhani ndëshkohet me karton të verdhë.
44′ Alvesh tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.
39′ Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë.
29′ Fukui shënon, por më parë ka një faull ndaj Nurkoviçit dhe arbitri ndal lojën.
20′ Alvesh ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi grushtohet nga Halilaj.
17′ Useini rrëzohet në zonë dhe Flamurtari pretendon për penallti, por për arbitrin nuk ka ndërhyrje të gabuar.
10′ Lojë e qetë në këto minuta të para. Nuk ka raste të rrezikshme për gol.
1’ Fillon ndeshja. Flamurtari luan topin e parë.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Polozhani, Musta, Useini, Hyseni (Hoxhaj 46′), Sidibe, Neziraj, Alvesh, Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Imeri (Plaku 60′), Raçic
Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtar: Remzi Sadiku
KV: Bicaj 39′, Pollozhani 45+1′ /PanoramaSport/