Çështja “Tahiri”, Petro Koçi akuza Bashës

Kërkesa e fundit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Sajmir Tahiri ka ngjallur shumë reagime. Një ndër ta është edhe ai i zëvendësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka ironizuar kreun e PD Basha, i cili së fundmi ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Tahirit.“Lajmi i ditës: Basha, ish-ministri që ja hodhi drejtësisë, kërkon dënimin pa gjyq të ish-ministrit Tahiri”, shkruan Koçi.

Ndërkohë, në një reagim të dytë po në ‘Facebook’, zv.ministri Koçi deklaron se akuzat ndaj Tahirit nuk janë larje e mëkateve korruptive të opozitës. “Akuzat ndaj Tahirit nuk janë larje e mëkateve korruptive të opozitës”, shkruan më tej Petro Koçi.