”Habilajt”, mesazhi i fortë i ish-Ministrit Demiraj: Ju tregon kur nisi historia

Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka folur mbi ngjarjen më të komentuar të ditëve të fundit, atë të përgjimeve të bandës së drogës, ku përmendet si i implikuar dhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Demiraj flet për skandale në Policinë e Shtetit, teksa shkruan në “Facebook” se historia fillon në muajin Tetor 2013, me tenderin e mirëmbajtjes së radarëve. ”Moskryerjen e shërbimeve në to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nën drejtimin Sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjës ) gjë që çoi në ngritjen e autostradës së drogës në Adriatik”,-shkruan ish-ministri Demiraj.

Referuar përgjimeve më të fundit të klanit Habilaj, ish-ministri i PD deklaron se ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione dhe se e vërteta do të dalë në dritën e diellit dhe do të verbojë politikën e korruptuar.

Mesazhi i plotë:

Te nderuar miq! Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.

Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal. E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit.