Shtyhen ndeshjet në Kupën e Shqipërisë

Ishte parashikuar që takimet të luheshin nesër, por duke parë kalendarin e ngjeshur, FSHF vendosi të gjejë një datë të lirë në fund të nëntorit, ku kampionati nuk ka ngarkesën aktuale.

FSHF konfirmoi pak minuta më parë për “Panorama Sport” se ndeshjet e para do të luhen më 29 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 13 dhjetor.

Spikat çifti Tirana-Vllaznia, me bardheblutë që rigjejnë ekipin, i cili u vulosi rënien nga Superiorja.