KKT miraton dy leje për komplekse turistike në Ksamil dhe Jalë, HEC-e në 7 bashki

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) u ka dhënë “ok” lejeve për zhvillimin e një kompleksi turistik në Jalë dhe një tjetër në Ksamil. Referuar vendimeve për kompleksin e Jalit, subjekt zhvillues do të jetë “Soleil & Sea” sh.p.k kurse në Ksamil “Boiken” sh.pk”.

Në sy bie edhe një vendim tjetër për një kompleks turistik por që në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një leje të re por vetëm me shtyrje të afatit për lejen e ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku i Durrësit, me subjekt zhvillues shoqëria “MËPlan” sh.p.k.

Lumë HEC-esh dhe një fabrikë

Në listën e vendimeve bie në sy se shumica janë leje ndërtimi për hidrocentrale siç janë HEC-et Osojë, Goricë, Murasi. Në një pjesë tjetër ka edhe miratime për ndryshime projektesh ekzistuese hidrocentralesh.

Një tjetër vendim është dhënia e lejes për Leje ndërtimi për objektin: “Fabrika e pasurimit të bakrit dhe vend depozitim i masës sterile, Spaç, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “TETE ALBANIA TUNNEL & MINING” sh.p.k.

Miratohen planet vendore të shtatë bashkive

Shtatë Bashki të tjera në vend kanë marrë miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit për planet e tyre vendore. Ky grup i bashkohet tashmë simotrave të tyre që  morën miratimin në muajin prill të këtij viti në një nga mbledhjet e fundit të mbajtura nga ana e KKT.

Bashkitë që kanë marrë miratim të planeve janë: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë.

Më poshtë lista e plotë e vendimeve të marra nga KKT (16 tetor 2017)

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Konispol.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lezhë.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Rrogozhinë.

Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion I objekteve të tjerë ekzistues, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës, Aksi Selenicë-Kuç-Qeparo”, me subjekt zhvillues Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rikonstruksioni i Rrugës Shkodër-Velipojë”, me subjekt zhvillues Bashkia Shkodër.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rikonstruksion i Rrugës Fushë-Krujë- Thumanë, Bashkia Krujë”, me subjekt zhvillues Bashkia Krujë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Terminali i autobuzave Korçë”, Bashkia Korçë, me subjekt zhvillues Bashkia Korçë.

Leje Zhvillimi për ndërtimin e objektit: “Terminali i Autobuzeve, Fier”, me vendndodhje në Bashkia Fier, me subjekt zhvillues Bashkia Fier.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zona Jet A1 për Magazinimin e Karburantit dhe Sistemin e Shpërndarjes, AEROPORTI NËNË TEREZA (TIA)”, shoqëria “A&V – Gas” sh.p.k.

Leje ndërtimi për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me subject zhvillues shoqërinë Integrated Technology Ëaste Treatment Fier.

Leje ndërtimi për objektin: “Fabrika e pasurimit të bakrit dhe venddepozitim I masës sterile, Spaç, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “TETE ALBANIA TUNNEL & MINING” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Osojë, Bashkia Maliq”, me zhvillues shoqërinë “Favina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Goricë, Bashkia Maliq”,me zhvillues shoqërinë “The Blue Star” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Murasi, Bashkia Malësi eMadhe”, me zhvillues shoqërinë “Mateo&Co” sh.p.k.

Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit “Stavec”, me subjekt zhvillues shoqëria “Koka & Ergi Energy Stavec”sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit dhe shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit Kabash Porocan”, me subjekt zhvillues shoqëria “Heci-i Kabash Porocan” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Hidrocentralet “German 1”, “German 2”, “German 3” dhe “German 4”, me vendndodhje në përroin Zalli i Germanit, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “SA’GA-MAT” sh.p.k.

Leje zhvillimi për objektin “Kompleks Turistik në parcelën 5 dhe 6a, zona kadastrale 2297, në zonën turistike Ksamil, Sarandë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Boiken” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimi dhe prodhimi për komunitetin Iranian në Shqipëri”, me vendndodhje në Manëz, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqata “F.A.R.A”.

Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës, me subjekt zhvillues shoqëria “MËPlan” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik, Hoteleri dhe Shërbime, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Soleil & Sea” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 22.02.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

/Monitor