Gjiknuri: Njerëzit e shohin OSHEE-në si një lopë për ta mjelë

Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt paraditen e sotme, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës  u shpreh se qytetarēt e shohin OSHEE-në si një institucion prej të cilit duan vetëm të përfitojnë.

“Nganjëherë fatkeqësisht jam ndodhur përpara kërkesave absurde. Sa herë i pyesja qytetarët në Vlorë se ku dëshironin të punonin pjesa më e madhe e tyre më thonin duam drejtor OSHEE-je. Dhe kjo mua më dhimbte, kuptohet më pëlqen fakti se shumë njerëz duan të punojnë tek OSHEE-ja por tregonte edhe anën tjetër që më shumë e shikonin si një lopë për ta mjelë sesa si një shërbim jetik për qytetarët”, tha Gjiknuri.