Nard Ndoka këshilla Ramës dhe ministrave: Pini ujë të shuani dozën e kokainës

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama lidhur me shprehjet e tij filozofike, vjen edhe përgjigja e deputetit Nard Ndoka.

Ky i fundit në një replikë ndaj kreut të qeverisë lëshoi në deklaratë ‘bombë’, ndërsa theksoi se një mjek i konfirmon se kryeministri është nën efektin e kokainës.

Madje sipas tij shenjat janë pirja e ujit, pasi sipas tij kishte konsumuar 6 shishe.

Po ashtu, Ndoka i dha një këshillë kabinetit qeveritar, që t’i japë sa më shumë ujë Ramës, që ti dalë kokaina.

“Të them të drejtën nuk meriton replikë kryeministri edhe për faktin se është në efektin e kokainës, sapo ma konfirmuan. Se nuk ka besim tek doktori këtu. Një mjek nga jashtë më tha se shenjat e tij janë tipike të një përdoruesi kokaine.”, tha Ndoka.

Rama ndërhyn nga vendi
Ndërhyn Ruçi:
 Të lutem zoti kryeministër mos ndërhy.
Mund të jesh admirues. Më vjen e dhe një informacion i kualifikuar. Keni pirë 6 shishe uji se vetëm uji ja ul dozën e kokainës që të bëhet njeri normal. Ujë, merrni dhe jepni ujë, që t’i ulni nivelin e kokainës në gjak.