Ja kush është goli më i bukur i muajt shtator. I mrekullueshëm

Goli i mbrojtësit të Manchester Unitedit, Antonio Valencias është zgjedhur si më i miri i muajit shtator në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Liga Premier ka zgjedhur më të mirët për muajin shtator, ku ndër ta edhe goli më i mirë i muajit.

Është goli i Antonio Valencias si i zgjedhuri më i mirë për muajin shtator.

Valencia shënoi një gol të bukur ndaj Evertonit, në fitoren e Unitedit me rezultat të thellë 4-0.

Mbrojtësi ekuadorian shënoi gol me volej nga një distancë rreth 25 metrave duke befasuar të gjithë.