Shqipëria në epokën e spektaklit, 100 personat më të ndjekur online (FOTO)

Në një situatë hipotetike ku ne do të jetonim në Shqipërinë Online, 10 më të pëlqyerit do të ishin, një humorist, dy politikanë, pesë këngëtarë dhe dy modele. Pyetja që shtrohet është çfarë mund të mësonim ne prej tyre? Influencojnë ata zgjedhjet tona? Janë modele që ne mundohemi t’i imitojmë? Si gjithmonë midis PO-së dhe JO-së ka shumë dilema ama e vërteta më e madhe është “ndoshta”.

Politikanë, gazetarë, artistë e figura të tjera publike s’e kanë pasur kurrë më parë më të lehtë komunikimin me audiencën e tyre. Kurrë më parë nuk e kanë pasur më të lehtë për të kuptuar se sa pëlqehen dhe prej cilës kategori të shoqërisë pëlqehen. Janë rrjetet sociale që e garantojnë këtë për këdo.

Shqipëria e pasqyruar përmes një këndvështrimi analitik online, është thelbi i një studimi të kryer nga departamenti i Komunikimit në Universitetin Evropian të Tiranës. Studimi i kryer nga pedagogët Irena Myzeqari, Lorena Licenji, Albana Nexhipi dhe Alket Braho, sjell të dhëna mjaft interesante sa u përket profileve publike më të ndjekura në vend. Ermal Mamaqi është i preferuari i shqiptarëve. Me më shumë se 2 milionë pëlqime ai lë pas në renditje emra si Edi Rama, Sali Berisha e Bleona Qerreti, të gjithë figura të dashura për publikun shqiptar, duke u bazuar te like-t.

Ka një klasifikim të personave më të pëlqyer në katër kategori, që është botuar këtë muaj në revistën Mapo. Politikanë, ku janë studiuar vetëm politikanë. E dyta është Individuum, ku janë renditur Gazetarë, opinionistë, liderë fetarë apo edhe studiues e akademikë. E treta është Art-Sport, ku janë renditur artistë e sportistë. E katërta, Entertainment, ku përfshihen ata persona që shquhen apo janë të famshëm “pa asnjë arsye”. Më poshtë po japim 100 personat më të ndjekur sipas kategorive.

Nga katër kategori me nga 25 më të pëlqyerit, 10-shja fituese që fillon me Ermal Mamaqin dhe mbaron me Eni Koçin, është pasqyra e Shqipërisë Online. Në një situatë hipotetike ku ne do të jetonim në Shqipërinë Online, 10 më të pëlqyerit do të ishin, një humorist, dy politikanë, pesë këngëtarë dhe dy modele. Pyetja që shtrohet është çfarë mund të mësonim ne prej tyre? Influencojnë ata zgjedhjet tona? Janë modele që ne mundohemi t’i imitojmë? Si gjithmonë midis PO-së dhe JO-së ka shumë dilema ama e vërteta më e madhe është “ndoshta”. Ndoshta ne jemi humori i Ermal Mamaqit, muzika e Eni Koçit, politika e Edi Ramës dhe Sali Berishës dhe bukuria e Luana Vjollcës. Ndoshta jemi shoqëri e zbavitjes dhe etaloni matës në shoqëri, ku kushtet moderne të prodhimit mbizotërojnë, gjithçka përjetohet si një akumulim gjigant dhe përsëritje spektakli.