Rama, Berishës: O doktor, e dhje*e! PD-LSI-PR: Të përjashtohet deputeti Rama

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

PD, LSI dhe PR kanë kërkuar zyrtarisht përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seancat e Kuvendit. Shkak për këtë kërkesë është bërë debati mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në seancën e Kuvendit.

Opozita pretendon se kryeministri Edi Rama ka fyer me fjalë vulgare ish-kryeministrin. “Rama ofendoi Berishën me fjalor të papranueshëm”, thuhet në kërkesë. Ndërkohë deputetë të PD kanë deklaruar në mënyrë jo zyrtare për mediat se Edi Rama ju drejtua Berishës me shprehjen; “O doktor, e dhjev*e” dhe “O i rrjedhur”.

Opozita pretendon se sjellje të tilla, kryeministri Edi Rama ka demonstruar edhe herë të tjera gjatë seancës. Ata i kërkojnë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa të menjëhershme ndaj kreut të qeverisë.

Po sot, Kuvendi përjashtoi deputetin e PD, Flamur Noka për mosrespektim të rregullores. Gjatë kohës kur Berisha mbante fjalën për procedurë, duke kundërshtuar deklaratat e kryediplomatit Ditmir Bushati, sipas opozitës, kryeministri Rama e ofendoi ate, por  jashtë mikrofonave. Ai ka folur pa mikrofon dhe e ka quajtur Berishën të rrjedhur. Kjo gjë ka shkaktuar tension në sallë. Deputeti Flamur Noka kërkoi fjalën për procedurë për të marrë masa Ruçi që të mos lejojë kryeministrin të ofendojë deputetët e PD. Ruçi nuk ia dha fjalën për procedurë duke e argumentuar se fjalën do e merrte pasi të fliste deputeti i LSI-se, Shezair Rrokaj i cili tashmë kishte dalë në foltore. Kjo solli dhe tensionimin e situatës. Noka i ra dhe foltores me dore dhe kërkoi nga Ruçi zbatimin e procedurës.

Kërkesa e opozitës për përjashtimin e Edi Ramës

Pas përjashtimit të Flamur Noka, PD ka kërkuar që kreu i Kuvendit të marrë të njëjtën masë ndaj Edi Ramës. Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se mediat duhet të denoncojnë gjuhën e përdorur nga Edi Rama. Ai nuk tha se çfarë fjalësh ka përdorur në seancë, Edi Rama, por  shpreh se duhet që opinioni dhe media të reagojnë. “I pari që e ka nisur këtë proces me qëllim për të qenë sot këtu dhe jo për të qenë aty, duke bërë debatin me fakte dhe me argumenta, është Edi Rama. E dëgjuat ju fjalën që tha? E dëgjuat?”,- u shpreh Lulzim Basha.

Tashmë debati në Byronë e Kuvendit pritet të zhvillohet nëse Edi Rama e tha shprehjen “dhje*rë” apo nuk e tha ate fjale. Pasdite mesohet se seanca do filloje por mendohet e tensionuar do te vijoje.

Me sa duket Vettingu po shtyhet me cdo metode e forme. Si nga PD  ashtu edhe nga PS.

Seanca e orës 17:00: Flamur Noka shtyn punimet e Kuvendit. Rama nuk ndëshkohet

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shtyrë punimet e Kuvendit, pas shkeljes së rregullores nga deputeti Flamur Noka.  Deputeti i PD nuk ka pranuar të dalë nga salla e Kuvendit edhe pas vendimit për përjashtim nga seanca e sotme. Në këtë situatë, Ruçi ka kërkuar që punimet e Kuvendit të vijojnë ditën pasardhëse.

Seanca e radhës do të mbahet nëser në orën 08:30.

Ndërkohë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD, LSI dhe PR  për përjashtimin nga seancat e kryeministrit Edi Rama. Partitë opozitare kërkuan largimin e Ramës për shkak të fjalorit dhe fyerjeve që përdori ndaj ish-kryeminsitrit, Sali Berisha.