Policia gjen drogë në një gomë makine

Një sasi prej 8 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Sarandë, ndërsa u shpall në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Policia thotë se në Qafë Botë, në vendin e quajtur ”Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit, është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.

Personi sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për tju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira”.

Blutë e Sarandës thonë se në përfundim të hetimit dhe verifikimt  të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj  kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.

Policia vazhdon kontrollin dhe krehjen e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim i lëndëve  narkotike, mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a e 22  i Kodit Penal.